Showtime

Loredana Zefi pjesë e jurisë së një prej ngjarjeve më të mëdha të këndimit në Gjermani

09/19/2024 09:58
nga:N K

Mbrëmë nisi sezoni i 21-të i “Deutschland sucht den Superstar”, një shou këndimi në Gjermani, pjesë e jurisë të së cilit është edhe reperja nga Kosova, Loredana, transmeton albinfo.ch.

Ky sezon i ri do të ketë gjithsej 15 episdoe që do të transmentohen në kanalin RTL.

Në “Deutschland sucht den Superstar” juria vlerëson kandidatët për performancën e tyre dhe këndimin.

Pas performancës që bën kandidati, anëtarët e jurisë vendosin se kush shkon në raundin tjetër dhe kush eliminohet.