Lajme

Musliu publikon një faturë me shkronja cirilike që një qytetar i Mitrovicës pranoi për pagesën e rrymës

09/19/2024 09:04
nga:Sh R

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një qytetar, ku shihet një faturë e shkruar me shkronja cirilike.

Musliu shkroi se në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti.

“Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti. Qytetari i cili ma ka dërguar këtë fatur shkruan se kjo ndodhë për herë të parë me pranu fatura me shkronja çirilice. Dhe me të drejtë shtron pyetjen “a jemi edhe ne Kosovë”?”, shkruan Musliu.