Sporti

Super ndeshje edhe sonte në Ligën e Kampionëve

09/19/2024 08:47
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte.

Super emocione dhe super ndeshje do të zhvillohen në ditën e 3-të të kësaj jave, shkruan GazetaBlic Sport.

Arsenali do të përballet me Atalantan në Bergamo, Barcelona luan si mysafire e Monacos, kurse Atletico Madrit e pret skuadrën e Leipzig.

Granit Xhaka do të debutojë me fanellën e Bayer Leverkusen në këtë kompeticion, me skuadrën gjermane që luan në transfertë ndaj Feyenoord.

/GazetaBlic Sport/