Lajme

Abdixhiku viziton familjen Shahini në Shtime: Rrugën e re e bëjmë bashkë

09/18/2024 21:22
nga:G C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me familjet kosovare në fshatin Muzeqinë të Shtimes. Ai vizitoi vatrën e familjes Shahini, ku takoi kryefamiljarët dhe ndau momente të veçanta bashkë, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku shprehu kënaqësinë për pritjen e ngrohtë që ka marrë, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të forta me komunitetin. “Asgjë më mirë se takimet me familjet kosovare! Kështu, me kaq ngrohtësi e entuziazëm, rrugën e re e bëjmë bashkë!” – tha ai.

Kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të LDK-së për të forcuar marrëdhëniet me qytetarët dhe për t’u angazhuar në çështjet që i preokupojnë ata.