Sporti

Jesus Navas do të pensionohet në fund të këtij viti

09/18/2024 19:47
nga:Lorik J

Legjenda e Sevillas, Jesus Navas, ka zbuluar se do të pensionohet nga futbolli profesionist në fund të vitit 2024.

Navas, i cili nënshkroi një kontratë “të përjetshme” me Sevillan sezonin e kaluar, rrëfeu se pjesa e lojës për të do të përfundojë në dhjetor 2024.

Anësori 38-vjeçar ka katër vite që po lufton me dëmtime dhe ashpërsia e tyre është rritur me kalimin e kohës:

“Kam katër vjet që jam në këtë situatë. Është një konsumim, po bëhet gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më i vazhdueshëm, më intensiv.”

Gjendja e Navas e ka bërë jetën e përditshme sfiduese: “Kur mbaron një lojë, unë nuk kam mundur të eci për dy ose tre ditë …

“Ka ditë që nuk mund të jem me fëmijët e mi”.

Ylli i Sevillas pranoi se e ka të vështirë të vazhdojë: “Nuk mund të duroj më, është një çështje shëndetësore”.

Navas synon të luajë deri në dhjetor, por pranoi se çdo ndeshje po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Pasi të dalë në pension, Navas pritet të marrë një rol në Sevilla, duke filluar një kapitull të ri në jetën e tij në moshën 39-vjeçare.

/GazetaBlic Sport