Lajme

Vjosa Osmani, më 2 tetor në Gjermani takon homologun e saj

09/18/2024 17:55
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani, më 2 tetor do të qëndrojë në Gjermani.

E para e shtetit atje do të ketë takim me homologun e saj, Frank-Walter Steinmeier, në rezidencën e presidentit gjerman Bellevue Palace, në orën 09:30.

Nuk dihet se cila do të jetë tema, mirëpo besohet se ngjarjet e fundit në vend do ta karakterizojnë këtë takim.