Lajme

Abdixhiku i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Ishte politikan model!

09/18/2024 16:50
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdanit.

Abdixhiku ka thënë se Gerti Bogdani tërë jetën ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë.

“E nderuara familja Bogdani, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut tim dhe të Lidhjes Demokratike, Gerti Bogdani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD.”

Ai ka shtuar se “humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët”.