Sporti

Zyrtare: Perisic transferohet tek ekipi i njohur holandez

09/18/2024 16:02
nga:Lorik J

PSV ka njoftuar transferimin e Ivan Perisic si lojtar i lirë.

“Ivan Perisic. Lojtar i madh i lojës. Fitues i tripletës. Mirë se vini në familje”, ka shkruar PSV në një postim në Twitter.

Perisic fitoi tripletën teksa luante për Bayern Munich gjatë sezonit 2019-2020. Klubi siguroi titullin e Bundesligës, DFB-Pokal dhe UEFA Champions League. Perisic ishte i huazuar nga Interi kur ndihmoi Bayernin të arrinte një sukses kaq të madh.

PSV postoi një foto duke treguar karrierën dhe përvojën e Perisicit në lojë.

/GazetaBlic Sport