Sporti

Mbappe ka krijuar përçarje në dhomën e zhveshjes te Reali? Bellingham sqaron situatën

09/18/2024 15:47
nga:Mergim Rreci

Mesfushori anglez, Jude Bellingham, i është përgjigjur thashethemeve se Kylian Mbappe ka ndikuar për keq në ambientin e dhomave të zhveshjes së klubit mbretëror, Real Madrid.

Mbappe, 25 vjeç, erdhi nga PSG në verë në një nga transferimet më të reklamuara të futbollit të epokës moderne.

Që atëherë, francezi ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje për klubin e tij të ri, duke përfshirë një gol në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Stuttgartit të martën mbrëma.

Vetë Bellingham sapo është rikuperuar nga një dëmtim që e bëri atë të humbasë ndeshjet hapëse të sezonit të ri 2024-2025 në La Liga.

Por, raportet në media kanë sugjeruar që atëherë një përçarje në dhomën e zhveshjes është krijuar pas lëvizjes së Mbappe në verë.

“Pashë në mediat sociale se dikush po përpiqet të krijojë diçka negative mes Mbappe, Rodrygo, Vinicius dhe meje.

E vetmja e vërtetë është se ne jemi miq shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës”, ka sqaruar gjithçka anglezi.