Lajme

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e historianit Hakif Bajrami

09/18/2024 14:57
nga:G B

Kryeministri, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Bajrami në Prishtinë, me rastin e vdekjes së Sherife Blaku – Bajrami.

Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortit të së ndjerës, historianit Hakif Bajrami, si dhe familjarëve e miqve për humbjen e më të dashurës së tyre.