Lajme

Deliu: Uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe

09/18/2024 11:45
nga:Sh R

Deputetja nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga zëvendskryeministri Bislimi që të tregojë se çfarë ka biseduar me emisarin Lajçak të martën në Bruksel.

Deliu uron që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe pasi sipas saj cenimi i sovranitetit dhe kushtetutës së Kosovës, do të ishte i papranueshëm.

“Sot dhe asnjë ditë më vonë, zëvendëskryeministri Bislimi duhet t’u tregoj qytetarëve për çfarë kanë biseduar me emisarin Lajçak dje në Bruksel. Uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cënim i sovranitetit dhe kushtetutës tonë, do të ishte i papranueshëm. Zëvendëskryeministër, dil sot edhe fol!”, ka shkruar deputetja Deliu në Facebook.

Të martën pas përfundimit të takimit mes Bislimit dhe Lajçak, Qeveria e Kosovës njoftoi se në takimin me emisarin Lajçak është diskutuar mbi planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve.