Sporti

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, kryendeshja zhvillohet në Angli

09/18/2024 08:03
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me ndeshjet e radhës.

Kryendeshja e ditës do të zhvillohet në Angli, atje ku përballen Manchester City dhe Inter, shkruan GazetaBlic Sport.

Është një ripërsëritje e finales së para dy viteve, atje ku skuadra angleze kishte triumfuar me rezultat 1 me 0.

Ndeshje tjetër do të jetë ajo mes Sparta Prague dhe Salzburg, me Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin që pritet të kenë minuta me fanellën e skuadrës çeke dhe të debutojnë në kompeticionin më të madh evropian për klube.

/GazetaBlic Sport/