Lajme

Intervistohet një dëshmitar për zjarrvënien në shtëpinë e ndërtuar nga qeveria në veri

09/17/2024 22:45
nga:G C

Është intervistuar një dëshmitar zjarrvënie në njërën nga shtëpitë e ndërtuara në veri, konkretisht në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se pas intervistimit, dëshmitari është liruar.

“Është intervistuar si dëshmitar dhe pas intervistimit është liruar”, është shprehur tutje Elshani.