Lajme

Intervistohet nga Policia një person për sulmin me koktej molotovi në një shtëpi të sapondërtuar në veri

09/17/2024 21:27
nga:Y I

Një shtëpi e sapondërtuar nga Qeveria e Kosovës, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë është sulmuar me koktej molotovi dhe i janë thyer disa xhama nga persona ende të panjohur.

Për këtë gjatë orëve të pasdite të së martës, Policia e Kosovës e ka intervistuar një person.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Për momentin si dëshmitar”, ka thënë shkurt për Dukagjinin Elshani.