Lajme

Kurti mburret me arsimin në Kosovë: Po inkurajojmë dhe mbështesim studentët në studimet e tyre

09/17/2024 20:51
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, premtimin para qytetarëve e bënë përfitim të drejpërdrejtë e të përhershëm për studentët, raporton GazetaBlic.

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, për këto vite, kanë shtuar numrin dhe llojin e bursave studentore.

E plotë:

Sot tre vjet më parë, bashkë me ministren Nagavci, premtimin tonë të kahershëm para qytetarëve e bëmë përfitim të drejpërdrejtë e të përhershëm për studentët. Për vitin e katërt me radhë ata ndjekin studimet në universitet tona publike falas. Ndërkohë, kemi shtuar si numrin ashtu edhe llojin e bursave studentore në tri nivelet e arsimit të lartë, duke përfshirë fushat STEM, programet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, studime në top universitete botërore e shumë të tjera, për t’i inkurajuar studentët në studime dhe mbështetur përgjatë tyre.