Lajme

Musliu për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Institucionet tona i kanë lënë vet, s’kanë treguar respekt për lirinë

09/17/2024 19:21
nga:Y I

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në Klan Kosova, ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Ajo është shprehur se institucionet tona i kanë lënë vet ata njerëz dhe sipas saj, në asnjë rrethanë nuk kanë treguar as dinjitet dhe as respekt për lirinë.

“Krerët e shtetit tonë, institucionet tona, definitivisht i kanë lënë vet ata njerëz dhe në asnjë rrethanë nuk kanë treguar as dinjitet, nuk kanë treguar as respekt për lirinë, as për shtetin tonë”.

“Unë jam gjithmonë për zhbërjen e gjykatës, edhe sot, edhe nesër edhe dje kam qenë edhe çdo ditë jam, sepse unë konsideroi që ajo gjykatë është gjykatë e padrejtë”, është shprehur tutje Musliu.