Lajme

“Shkuan në Bruksel sa për fotografi” – Analistët komentojnë takimin në Bruksel: Loja e Serbisë e ulët

09/17/2024 18:59
nga:Genita C

Njohësi i çështje ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka folur për takimin e sotëm në Bruksel, ku ai trepalësh dështoi, shkak kushtet që vendosi Petkoviç.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Serbia po bën lojë të tillë për ta shmangur thelbin dhe përmbajtjen e dialogut.

Sipas tij, kushtet e Serbisë nuk kanë kurrëfarë rëndësie për Kosovën.

“Kushtëzimi i Serbisë për takim trepalësh, ka të bëjë vetëm me qëllim që të shmangin thelbin dhe përmbajtjen e dialogut. Kushtëzimet e Vuçiqit nuk kanë asnjë peshë brenda territorit të Kosovës”, tha Arifi.

“Ideja është kinse, për të treguar se Serbia është lojtar konstruktiv, ku në fakt Serbia nuk është në gjendje t’i burgos as terroristët që janë brenda tyre. Pra, është më shumë një lojë e ulët dhe e parëndësishme”, shtoi ai.

Ndërsa, analisti politik, Arbnor Sadiku thotë se nga ky takim nuk është prit ndonjë rezultat konkret.

“Kushtet janë bërë publike para disa dite, është prit që ky takim më shumë ishte për fotografi, se sa që do të kishte ndonjë rezultat konkret”, tha Sadiku për GazetaBlic.

Humolli: Kosova po tregohet naive, çështjet e brendshme të vendit nuk diskutohen me Serbinë