Lajme

Xani: Me qëndrimet që ka mbajtur në opozitë, LDK-ja, vetëm vendin e tretë e ka të sigurtë!

09/17/2024 19:16
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit.

Në fjalimin e tij në këtë tubim, ai ka thënë se LDK është ngritur në këmbë dhe se është e pandalshme dhe se do të dalë fituese.

“Kushtrimi ka rënë në Lipjan, LDK është ngritur në këmbë tashmë. Dhe, siç e dini ju, kur LDK ngrihet në këmbë, kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndanë. Jemi të pandalshëm. Jemi fitues. Jemi kampion edhe ne sikurse ju”, ka thënë Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me deklaratat e Abdixhikut nga ky tubim dhe si pritet të dalë në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani.

Xani tha se për t’u renditur parti e parë LDK-ja, kjo parti duhet të bëjë reforma rrënjësore.

Ai tha se Abdixhiku duhet të koncentrohet më shumë në reforma dhe të krijoj një identitet të qëndrueshëm të LDK-së që sfidonjnë Qeverinë.

“Nga aspekti teorik dhe akademik mund të ketë të drejtë sepse është parim i secilës parti politike që synon garën dhe që synon për të marrë votues pra duhet të deklarohet si fituese me qëllim që ata që qytetarë që kanë mentalitet fitues shkojnë çdoherë pas atyre partive fituese. Nga ky aspekt secila parti e ka këtë synim… edhe një parti mbase që s’mund t’a kalojë pragun hiq mundohet t’ua mbushë mendjen qytetarëve se ajo do të jetë e para”

“Por, për t’u bërë një parti e parë, kryetari i LDK-së dhe LDK-ja në përgjithësi duhet t’i përmbyllë reformat, duhet të ketë reforma rrënjësore dhe duhet të synojë elektoratin që ajo mund të prodhoj. E kemi parë zotin Abdixhiku që ka thënë se rikthimi i Rugovistave në LDK ose elektorati rugovist mund t’a bëjë parti të parë por pak a shumë kjo ‘sikur nuk pin ujë’ për shkak që kryetari Abdixhiku në kohën kur ka qenë elektorati rugovist, në kuadër të LDK-së, nuk e di nëse ka patur të paktën një ditë përvojë ose kontribut në atë elektorat. Prandaj zoti Abdixhiku do të duhej të koncentrohet më shumë në reforma të elektoratit dhe në njëfarë mënyrë të krijoj një identitet të LDK-së të qëndrueshëm me vlera akademike dhe që e sfidon Qeverinë e Kosovës me ide, platforma të cilat janë në dobi të qytetarit, pra t’i rikthejë votat nga LVV-ja” tha Xani për “Gazeta Blic”.

Ai bëri edhe një parashikim të rezultatit zgjedhor.

Xani tha se, LDK-ja, me qëndrimin që ka mbatur në opozitë vështirë të rënditet në vendin e parë dhe të dytë.

“Ndryshe me këtë ‘takat’ që po duket që ka patur në opozitë vështirë për të parë LDK-në të parën mbase edhe vështirë të dytën por që vendi i tretë minimalisht do të jetë i sigurtë për LDK-në sepse nuk kemi parë ndonjë lëvizje shumë strategjike, ka qenë pothuajse e heshtur” tha Xani në përgjigjen e tij për “Gazeta Blic”.

Visar Xani, Analist politik!

/Gazeta Blic/

Abdixhiku në Lipjan: LDK është ngritur në këmbë tashmë, jemi të pandalshëm, jemi fitues