Sporti

Real Madridi ka bilanc fantastik kur ndeshet me ekipet gjermane në takimet e para të Champions League

09/17/2024 18:44
nga:Lorik J

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madridi mirëpret Stuttgartin në ndeshjen e tyre të parë të edicionit të sivjetmë të turneut.

Sttugart që ishte surpriza e këndshme e sezonit të kaluar në Bundesligë, do të tentojnë ta kthejnë nderin e skuadrave nga Gjermania në vizitën e tyre në Santiago Bernabeu.

Deri më tani në historinë e kompeticionit më të fortë të Evropës për klube, Real Madrid ka pritur 14 herë ekipet gjermane në ndeshjen e tyre të parë të një sezoni të caktuar në garat evropiane dhe nuk ka humbur asnjë nga ato takime.

“Klubi mbretëror” ka 12 fitore dhe 2 barazime në këtë seri, me vetëm Borussia Mönchengladbach dhe Bayern Munich që kanë arritur të mos humbasin në Bernabeu në ndeshjen e parë zyrtare të një sezoni të caktuar në turnetë europiane.

/GazetaBlic Sport