Sporti

Interi pa Dimarcon dhe Arnautovic kundër Manchester Cityt

09/17/2024 17:05
nga:Lorik J

Federico Dimarco dhe Arnautovic u stërvitën veçmas nga bashkëlojtarët e tyre të Interit të martën dhe nuk do të jenë të disponueshëm për vizitën e nesërme në raundin e parë të Champions League ndaj Manchester City, raportoi Gazzetta dello Sport.

Dimarco ka një problem muskulor, ndërsa ish-reprezentuesi i Austrisë, Arnautovic është zgjuar me temperaturë.

Është ende e paqartë nëse dyshja do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë për derbin e raundit të pestë të Serie A kundër AC Milan.

Interi do të udhëtojë drejt Manchesterit sot, ndërsa sonte trajneri Simone Inzaghi do të mbajë konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes me Cityn.

/GazetaBlic Sport/