Sporti

Rodri kërcënon me grevë: “Jo gjithçka ka të bëjë me paratë…”

09/17/2024 15:55
nga:Mergim Rreci

Rodri kërcënoi këtë të martë në një konferencë për shtyp se nuk përjashtohet mundësia që lojtarët të hyjnë në grevë si formë proteste kundër UEFA-s dhe FIFA-s, për shkak të mbingarkesës së kalendarit sportiv.

“Mendoj se jemi afër kësaj. Ky është mendimi i përgjithshëm i lojtarëve dhe nëse vazhdon kështu, nuk do të kemi alternativë. Mendoj se është diçka që na shqetëson vërtet. Ne jemi ata që vuajmë”, ka shpjeguar ai, në një konferencë për shtyp në prag të duelit me Interi, duke llogaritur për Champions League .

Mesfushori i Manchester City u pyet për numrin ideal të ndeshjeve që një futbollist duhet të luajë në një sezon.

“Nga përvoja ime do të thosha 60 ose 70. Mes 40 dhe 50 është numri i lojërave në të cilat një lojtar arrin të performojë në nivelin më të lartë. Pas kësaj, ka një pushim, sepse është e pamundur të mbash nivelin fizik. Këtë vit ndoshta do të luajmë 70 apo edhe 80. Për mendimin tim modest është shumë”, vazhdoi ai.

“Dikush duhet të kujdeset për ne, sepse ne jemi personazhet kryesore të këtij, le të themi, sportit. Jo gjithçka ka të bëjë me paratë apo marketingun. Ka të bëjë me cilësinë e shfaqjes. Kur nuk jam i lodhur, performanca ime është më e mirë”, ka shtuar ai.

/GazetaBlic Sport/