Lajme

Dy persona të lënduar në aksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

09/17/2024 15:09
nga:Y I

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, rreth orës 14:00.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për teve1 se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri.Në aksident janë përfshirë tri vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Zahiti.