Lajme

Sveçla merr pjesë në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani

09/17/2024 13:02
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në takimin e ministerialit të brendshëm që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë një foto të tij me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Pas pak, fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në Facebook.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë më shumë detaje mbi agjendën e takimit ose temat që do të diskutohen.

Procesi i Berlinit është një iniciativë rajonale që ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe integrimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Takimet ministeriale janë një mundësi për të diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me sigurinë, menaxhimin e kufijve dhe sfida të tjera të përbashkëta.