Lajme

Kosova ende pa Sistem të Rimbursimit të Depozitave, Muçaj: Shkak janë sanksionet që i ka Kosova

09/17/2024 23:08
nga:N K

Vendi ynë është në pritje për zhvillimin e projektit për Sistemin e Ribursimit të Depozitave në mënyrë për t’a reduktuar ndotjen dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për riciklim.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës pati njoftuar që nga fillimi i këtij viti (2023) për hapjen e Thirrjes për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).

Por, që ky themelim ende nuk është bërë nga ana e MMPHI-së.

E, ambientalisti Lorik Muçaj, njëherëshit themelues drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Green Art Center”, në një intervistë dhënë për GazetaBlic, thotë se ky hap i këtij projekti ka filluar shumë vonë në vendin tonë, dhe shprehet shumë shqetësues për këtë “ngecje” që ka ndohur, që sipas tij ky pasitivet është për shkak të sanksioneve që i ka vendi ynë.

Muçaj, thekson se ky projekt ka pasë mundësi që të fillojë kohë më parë, që sipas tij, Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e stimulojmë recikluesin.

“Ky hapë ka filluar shumë vonë të zhvillohet. Kosova ka nevojë që më shumë të mbështesë sektorin e reciklimit edhe menaxhimin e mbeturinave. Ne si GAC (Green Art Centet) jemi të shqetësuar për ngecjen që ka ndodh, në veçanti kjo ngecje ka ndodh shumë për shkak të masave dhe saksioneve të cilat i kemi në Kosovë. Është dashur të fillojë më herët, ka pas mundësi me fillu mëherët, duhet vullnet politik për me fillu. Gjithsesi, fillimi i këtij procesi bëhet në varësi të disa parametrave të tjerë, zhvillimit të sektorit të reciklimit. Pra, ka pas mundësi të fillohet më herët, por jo shumë më herët, dhe aktualisht jemi vonë, sepse jemi i vetmi vend që nuk e stimulon recikluesin, jemi i vetmi vend i cili ka kriju kushte për tregtarët që të na gjenerojnë më shumë kosto sesa benefit”, deklaroi ai.

Muçaj, vlerëson se ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, duke pasë parasysh që viteve të fundit në bazë të statistikave, mbi gjysmë milionë tonë që janë të deponuara, që në bazë të tyre 1/3 e tyre janë plastikë ose produkte të tjera të reciklueshme.

Më tej, ambientalisti bën të ditur se ky sistem do të ketë ndikim edhe në çmimin e produkteve, që priten të rriten në vitin e ardhshëm.

“Ajo çka është e rëndësishme për qytetarët me e ditë, se Sistemi i Depozitave do të ketë ndikim edhe në cmimine produkteve, sëfundmi ai trajtimi i cmimeve të produkteve me ambalazh të paguhet fillimisht nga qytetarët e më pastaj do të rimbusohet për ata të cilët i rikthejnë në vendin e duhur. Pra, nuk do të ketë rritje të cmimeve deri në fund të vitit të ardhshëm”, shtoi Muçaj.

Tutje, thekson se ky çmim do të jetë dukshëm më i shtrenjtë, që mund të variojë nga 25 cent në 30 cent.

“Sistemi i Depozitave është një proces që menjëherë vërehet. Pse vërehet? Sepse sikurse procesi i qesevee që filloj ashtu edhe ky process do të ketë ndikim në cmimin e produkteve që ne i konsumojmë. Meqenëse, ai çmim do të jetë dukshëm më i shtrenjtë, duhet të ketë parasysh që mund të ketë rritje deri në 25 cent ose 30 cent në një product të caktuar vetë për shkak të amballazhit”, bëri të ditur për GazetaBlic.

Në përfundim, ambientalisti Muçaj u shpreh se të gjitha komunat e vendit tonë kanë nevojë më shumë për inspektorë, si dhe më shumë gjoba, e cila është e vetmja mënyrë që të kemi qytete sa më të pastërta.

/GazetaBlic/