Opinion

Hapat Vendimtarë për Veriun e Kosovës

09/17/2024 12:57
nga:Shenoll Muharremi

Hapat Vendimtarë për Veriun e Kosovës

Deri më tani, Qeveria e Kosovës, është fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe shtrimin e ligjshmërisë në veri. Me gjasë, kjo fazë ka ec mirë. Por, edhe pse ka një përparim të mirë në veri, ende mbetet punë. Kjo (Faza I) e Sundimit të Ligjit nuk vlenë asgjë nëse serbët e veriut (a) ndihen të frikësuar nga policë civil; apo (b) nuk i shofin/përjetojnë benefitet e sundimit të ligjit. (c) Nëse e humbasim përkrahjen e partnerëve strategjik që ruajnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Tashmë jemi saktësisht në momentin ku nevojiten të plotësohen veprimet e kaluara me masa të reja, me aplikimin e ‘Forcës së Butë’ pozitive të Kosovës në veri. Këto janë masa dhe intevenime si dialogim intenziv me vendorët, integrim i tyre në institucione, veprimet ekonomike dhe biznesore. Nevojiten disa napa vendimtarë në veriun e Kosovë që na shpien nga sundimi i ligjit tek besimi dhe prosperiteti. Disa intervenime të nevojshme që ndihmojnë në integrimin e serbëve lokalë.

Sundimi i Ligjit nuk është qëllim në vete, është mjet. Mjet për për paqe, stabilitet, mirëqenie dhe prosperietet. Andaj, nga ajo që shifet, janë 3 masa që Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të i marrin parasyesh si vazhdim, apo Faza II:

Masa 1: Dialogimi Intenziv me komuntete të veri të Kosovës, me serbët lokal. Përkundër shumë vizitave, KM dhe Qeveria nuk kanë pasur takime me serbët lokal. Ky dialog është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të filloj menjëherë (dje). Këtu duhet të përdoren kanale të ndryshme komunikimi: (a) Qeveria me komunitetet rreth projekeve zhvillimore dhe infrastrukturë; (b) Komunat me qytetarë sikurse e zhvilluan një takim më parë; (c) Mediat dhe OJQ… Këto kanale të komunikimit kur i zhvillojnë të themi mbi 50 takime deri në fund të vitit, atëherë edhe i kuptojmë mirë nevojat e serbëve dhe ju shpjegojmë që sundimi i ligjit është për të mirën e tyre.. gjithashtu ju tregojmë benefitet dhe të mirat që pasojnë nga kjo. Mbi të gjitha, duhet të theksohet që absolutisht askush nuk është i kërcënuar nga këto verprim (përpos krimit të organizuar); Rasti si hapja e zyrës së Kanal 10 në veri duhet të shfrytëzohet për intensivikim të komunikimit me komunitetet atje.

Masa 2: Intervenimet dhe Investimet Biznesore dhe Ekonomike. Kjo është mbase esenciale. Nuk mundesh me shtri asgjë në veri nëse qytetarët nuk duan. Qeveria e Kosovës duhet, pa vonesë, të zhvillojnë programe biznesore dhe ekonomike për veriun. Një buxhet me 100-200 milionë euro nuk është i keq për fillim. Aty mund të përfitonjë edhe komunat nga jugi i veriut. Programes dhe Grante për Biznese, Për Start-Ups, Programe incentive për bashkëpunime biznesore mes komuniteteve; Projekte për punësim të qëndrueshëm; Programe për bashkëfinancim për paisje procesimit… Kësi lloj programesh që stimulojnë prodhimin, rritjen dhe sidomos bashkëpunimin mes komuniteteve dhe rrisin shpresën dhe mirëqenien në veri. Besimin për të ardhmën dhe prosperitet;

Masa 3: Integrimi në institucione publike të serbëve. Dihet që serbët, të instruktuar gabimisht na Beogradi, kanë humbur vendet e tyre të punës. Kthimi i tyre në punë, në institucione, është i rëndësishëm. Sigurisht jo kthimi i atyre që ishin në lidhje me krimin dhe punonin kundër Kosovës. Por integrimi dhe përfaqësimmi i serbëve lokal në veri është esencial për të i dhënë kredibilitet intervenimeve të sundimit të ligjit aktualisht. Derisa mbahen zgjedhjet e ardhshme, duhet të gjinden mënyra ad-hoc për rritje të përfaqësimit të serbëve në institutione; Duhet të përshpejtohen konkureset për policët serbë që të arrihet sa më parë, pa vonesë, numri maksimal i serbëve në policinë e veriut.. e kështu me radhë.
…….
Këto tri masa apo intervenime të institucioneve të Kosovës në veri do të shtonin kredibilitetin e Prishtinë në veri dhe do të plotësonin veprimet e deritashme të qeverisë së Kosovës. Nuk janë masa të vështira dhe nuk janë barë për buxhetin. Janë masa që nëse qeveria është serioze mund të i filloj menjëherë dhe brenda disa javëve do të shifen dobitë e tyre. Mbi të gjitha, këto masa do të adresonin brengat e serbëve lokal në veri dhe do tendonin të mbillinin dhe investonin rreth pajtimit, paqes dhe stabilitetit afatgjatë në veri, Kosovë dhe Ballkan.