Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, nis në Bruksel takimi mes Lajçakut dhe Petkoviqit

09/17/2024 12:20
nga:G B

Në Bruksel ka fillur takimi mes kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas Tanjug, takimi filloi rreth orës 11:25.

Në kuadër të raundit të ri të dialogut sot pritet që delegacioni nga Prishtina i kryesuar nga kryenegociatori Besnik Bislimi të takohet me Lajçakun dhe ende nuk dihet nëse do të mbahet edhe një takim trepalësh.