Lajme

Abdixhiku në Lipjan: LDK është ngritur në këmbë tashmë, jemi të pandalshëm, jemi fitues

09/17/2024 10:20
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit, raporton Gazeta Blic.

Në fjalimin e tij në këtë tubim, ai ka thënë se LDK është ngritur në këmbë dhe se është e pandalshme, është fituese.

“Kushtrimi ka rënë në Lipjan, LDK është ngritur në këmbë tashmë. Dhe, siç e dini ju, kur LDK ngrihet në këmbë, kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndanë. Jemi të pandalshëm. Jemi fitues. Jemi kampion edhe ne sikurse ju”, ka thënë Abdishiku./Gazeta Blic/