Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, në Prishtinë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.