Lajme

Dy vetura digjen në Çagllavicë

09/17/2024 08:08
nga:G B

Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës.

Kështu ka deklaruar Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Mbrëmë rreth orës 00:00 kemi pranuar një informacion se një incident i zjarrit ka ndodhur në Çagllavicë, ku janë djegur dy vetura. Intervenimi është kryer nga njësia e Llapnasellës. Zjarri është fikur. Këto janë informacionet fillestare që kemi”, tha Gashi për Klankosova.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Klankosova mëson se ky rast ka ndodhur në një autosallon.