Lajme

“Veriu do të jetë letra kryesore e Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore”

09/16/2024 22:03
nga:G C

Analisti, Ylli Hoxha ka deklaruar se çështja e veriut do të jetë kryetema e fushatës zgjedhore nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt të 2025.

Hoxha tha në “Debat Plus” se beteja politike për veriun e vendit nga partitë politike opozitare është e humbur.

“ Nuk është befasi fare se veriu do të jetë letra kryesore e Vetëvendosjes në këtë fushatë zgjedhore. Edhe për arsyen se ata vlerësojnë se është e arritura kryesore por edh epër arsyejen se pjesa tjetër politike nuk është në pozicionet e favorshme politike. Për shkak të mungesës së analizave strategjike se çka mund të përfitojnë nga situatat në betejat në very. Çështja e veriut dhe dialogut të jetë ide e konsensusit. Jo vetëm pse është e mire për Kosovës, por pse është e dobishme edhe për opozitën. Sepse beteja politike e opozitës mbi veriun është e humbur”, deklaroi Hoxha.