Nuk janë të gjitha lajmet e këqija te Barcelona pasi u zbulua se Dani Olmo do të mungojë për katër deri në pesë javë.
Katalanasit mund të “forcohen” me Ansu Fatin dhe Fermin Lopez. Fati u dëmtua në para-sezon dhe Lopez mori një dëmtim me kombëtaren e Spanjës U-21.
Dy lojtarët e Barçës mund të jenë në dispozicion të Hansi Flick për përballjen e katalanasve me Monacon më 19 shtator në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve.
Fati ka zhvilluar tashmë disa seanca stërvitore, me Flick që nuk e përfshiu atë në skuadër për përballjen me Girona, por optimist për rikthimin e tij kundër Monacos.
/GazetaBlic Sport