Sporti

LAJMI I FUNDIT: Pranoi dy gola qesharak, Rilindja e suspendon Armend Ruxhin dhe fton FFK ta hetojë rastin!

09/16/2024 19:57
nga:Lorik J

Skuadra e Rilindjes 1974 ka humbur dje nga Drenica me rezultatin 2-1 në ndeshjen e Ligës së Parë.

Ajo që ra në dy në rrjetet sociale pas ndeshjes ishte pranimi i golave nga portieri i Rilindjes 1974, Armend Ruxhi, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Rilindjes ka njoftuar para pak çasteve se ka analizuar mirë ndeshjen dhe kanë vendosur që të suspendojnë portierin e tyre – teksa ftojnë FFK që ta hetojnë takimin.

Ja njoftimi:

“Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.
Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje.
Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport