Sporti

Trajneri i Milanit: Ne mund ta mposhtim Liverpoolin, por duhet të jemi perfekt në mbrojtje

09/16/2024 16:21
nga:Lorik J

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, beson se skuadra e tij nuk mund të gabojë kundër Liverpool-it në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë përballen me “Reds” në San Siro të martën në orën 21:00 në ndeshjen e tyre të parë të fazës kryesore të turneut.

“Është e rëndësishme që fituam ndaj Venezias. Ka një përmirësim në lojën tonë edhe para të shtunës, por fitoret u japin besim sidomos lojtarëve”, tha specialisti portugez.

“Liverpooli është një ekip shumë i madh, një nga më të fortët në Evropë për momentin. Ata kanë një lojë shumë të fortë pozicionale si dhe personalitete që ne të gjithë i njohim. Ne duhet të jemi perfekt në mbrojtje nëse duam të fitojmë. Ne e dimë se mundemi. Nuk duhet të bëjmë gabime, sepse nëse e bëjmë, ata do të na shënojnë”, është i sigurt Fonseca.

“Nesër është ndeshja jonë më e rëndësishme, por të mos harrojmë se në fundjavë kemi një derbi me Interin në Serie A”, tha Paulo Fonseca.

/GazetaBlic Sport