Lajme

Mundësia për të qenë pjesë e një partie të re? Deklarohet deputeti Gramos Agusholli

09/16/2024 14:45
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka folur rreth mundësisë së përfolur në media se ai dhe disa deputetë të tjerë do të largohen nga kjo parti dhe do të formojnë një parti të re.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se do të jetë pjesë e VV-së deri në fund të mandatit, si mandat të parë që ka pasur, duke shtuar se nuk është pjesë e asnjë subjekti të ri politik.

“Për momentin jam pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe do të jem deri në fund të mandatit tim. Ky ka qenë mandati im i parë si deputet dhe jam munduar të jem zëri i qytetit tim dhe i bindjeve të mia. Kam synuar të jem parimor dhe të përfaqësoj me ndershmëri të gjithë ata që më kanë votuar. JO, nuk jam pjesë e asnjë subjekti të ri politik”, u shpreh Agusholli./Gazeta Blic/