Sporti

Tifozi i Milanit, Arbër Lepaja: Milan transformohet në Champions League, pres fitore ndaj Liverpoolit

09/16/2024 18:06
nga:E K

Milan – Liverpool, një nga klasiket e futbollit evropian do të zhvillohet të martën në San Siro me fillim nga ora 21:00.

Dy nga skuadrat më të suksesshme në histori të Ligës së Kampionëve përballen mes vete  duke kërkuar fitoren në formatin e ri të kësaj gare.

Tifozët e Milanit nga Kosova janë organizuar për të udhëtuar drejt Italisë për t’i ndjekur nga afër emocionet e këtij ballafaqimi.

Tifozi i Milanit, Arbër Lepaja për GazetaBlic Sport ka treguar emocionet e tij para këtij dueli duke shtuar se beson se skuadra e tij e zemrës do të

“Po shpresojmë në fitore, Milan nuk është në formën më të mirë të mundshme, por futbollit kurrë nuk i dihet. Nga kjo ndeshje pres gola, në ndeshjet e mëdha Milan kthehet në ekip të rrezikshëm dhe nesër pres fitore me rezultat 2-1”, përfundoi ai për GazetaBlic Sport.