Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka nisur ditën duke ngacmuar partitë opozitare, raporton Gazeta Blic.
“Mirëmëngjesi opozitë e koordinuar” janë fjalët me të cilat ka nisur postimin në Facebook, derisa ka renditur veprimet që thotë se janë kryer si pasoja e koordinimit të tyre, si kontrabandë, barrikada, Radoiçiqi kryeministër në veri, dinari e të tjera.
Ai ka shtuar se këto tregojnë se opozita ka qenë e koordinuar më shumë me krimin se me ndërkombëtarët.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjesi opozitë e koordinuar!
Si pasojë e koordinimit tuaj në Kosovë ka pas:
Automjete me targa të Millosheviqit,
Rrymë të pa paguar,
Institucione paralele,
Postën e Serbisë,
Dinarin e Serbisë,
Kontrabandë,
Rrugë ilegale,
Barrikada, dhe
Radojçiçin kryeministër në veri!
Këto lartë na japin me besu se më shumë keni qenë t’koordinuar me krimin e organizuar se me ndërkombëtarët!