Sporti

Një mesazh për Sylvinhon, Uzuni s’lihet rezervë

09/16/2024 12:54
nga:E K

Myrto Uzuni është i lindur për të shënuar. Trajneri i Granadës vendosi të niste dje ndeshjen ndaj Elchs me Uzunin në bankë, por me siguri se është penduar.

Me t’u futur në lojë në pesën e dytë, Uzuni barazoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 55-të.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

Goli i Uzunit le të jetë një mesazh edhe për Sylvinhon, selektorin që i jep minutazhë tejet të vogël bomberit të futbollit spanjoll.