Lajme

Harris pas të shtënave pranë Trumpit: Dhuna nuk ka vend në Amerikë

09/15/2024 22:45
nga:Genita C

Kandidatja demokrate presidenciale, Kamala Harris, rivale e republikanit Donald Trump, i ka dënuar sonte të shtënat me armë të raportuara pranë kandidatit republikan presidencial.

Ajo ka thënë se dhuna nuk ka vend në Amerikë, ndërsa ndjehet mirë që Trump gjendet i sigurt.

”Unë jam informuar për raportet e të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam i kënaqur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë’.