Sporti

Myrto Uzuni në formë, sulmuesi kuqezi tund rrjetën e radhës në Spanjë

09/15/2024 22:42
nga:Lorik J

Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Granada po luan në transfertë përballë Elche. Sfida është momentalisht 2-2, teksa Uzuni shënoi golin e parë për të tijët.

Pas një skeme të prodhuar nga goditja e këndit, Uzuni mori një pasi nga Miquel. Sulmuesi kuqezi u gjendi vetëm para portës, teksa e kishte shumë te lehtë për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 55-të.

Një impakt direkt nga Uzuni i cili nuk ishte titullar në këtë ndeshje. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, beratasit u mjaftuan vetëm 9 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.