Sporti

Amarildo Bakaj ngjitet pas pak në ring, ja ku mund ta shikoni meçin e tij

09/15/2024 20:49
nga:Lorik J

Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj do të ndeshet sonte me ganezin, Maluwi Folivi. Ky meç do të fillojë rreth orës 20:30, teksa do të mbahet në Londër në “Harrow Leisure Centre”, shkruan GazetaBlic Sport.

I pamposhturi Bakaj do të tentojë edhe sonte fitoren. Kujtojmë se boksieri shqiptar ka 11 përballje në karrierë – ku nuk njeh asnjë humbje, të gjitha pra i ka fitore.

Ky meç do të transmetohet në SuperSport1 pas rreth 30 minutave.