Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj do të ndeshet sonte me ganezin, Maluwi Folivi,
Ky meç do të fillojë rreth orës 20:30, teksa do të mbahet në Londër në “Harrow Leisure Centre”, shkruan GazetaBlic Sport.
I pamposhturi Bakaj do të tentojë edhe sonte fitoren. Kujtojmë se boksieri shqiptar ka 11 përballje në karrierë – ku nuk njeh asnjë humbje, të gjitha pra i ka fitore.
Ky meç do të transmetohet në SuperSport1.
/GazetaBlic Sport