Sporti

Përplasje mes tifozëve, ndërpritet për rreth 10 minuta ndeshja e Serie A

09/15/2024 18:39
nga:Lorik J

Cagliari-Napoli u ndërpre pas 25 minutash për shkak të përplasjeve të dhunshme mes tifozëve në Unipol Domus.

Situata degjeneron në tribuna dhe ka përplasje shumë të dhunshme mes dy grupeve të tifozëve. Di Lorenzo dhe Politano u futën tek tifozët napoletan në përpjekje për të qetësuar gjërat.

U hodhën mjete piroteknike dhe gjyqtari La Penna vendosi të ndërpresë lojën për disa minuta.

Pas tetë minutash, ndeshja mund të rifillojë më në fund, por nuk është e sigurtë se do të ketë një ndërprerje të mëtejshme.

/GazetaBlic Sport