Sporti

Courtois arrin një rekord fantastik me Real Madridin

09/15/2024 12:28
nga:E K

Thibaut Courtois është një nga portierët më të mirë në botë gjatë viteve të fundit.

Belgu këtë e ka dëshmuar disa herë duke bërë shumë pritje fantastike, dhe tash e disa vite është numri një i klubit mbretëror.

Courtius mbrëmë në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Real Socidadit, shënoi një rekord personal.

Ai ka bërë plot 100 ndeshje pa pranuar gol me ”Los Blancos”.

Portieri 32-vjeçar është pjesë e Real Madridit që nga viti 2018 dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2026.