Sporti

Takime interesante priten të luhen sot në Ligën e Parë

09/15/2024 10:36
nga:E K

Liga e Parë në këtë fillim të sezonit ka ditur të sjellë shumë sfida derbi nga java në javë.

Njësoj pritet të jenë edhe ndeshjet e sotme të javës së katërt në të dyja grupet.

Në grupin A, do të luhet derbi i skuadrave me traditë mes Trepçës dhe Vëllaznimit.

Takim i fortë pritet të jetë edhe ai mes Rilindjes 1974 dhe Drenicës.

Sfidat tjera janë mes Lirisë dhe Mitrovicës, Trepça 89′ është mysafire e Rahovecit dhe Istogu është nikoqir i Besës nga Peja.

Kurse dy ndeshje luhen në kuadër të grupit B.

Dinamo do të përballet me Kikën dhe Vushtria e pret Flamurtarin në shtëpi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.