Sporti

Milani triumfon me ‘poker’ golash ndaj Venezias

09/14/2024 22:45
nga:Mergim Rreci

Milani ka triumfuar në shtëpi përballë Venezias me rezultat të thellë prej 4-0.

Seria e golave për milanezët nisi qysh në minutën e 2-të, ku Theo Hernandez, e çoi topin në rrjetë për epërsinë fillestare.

Ndërsa, Gabbia shënoi në minutën e 16-të pas një asistimi të Pulisiq, për ta dyfishuar epërsinë.

Pas asistimit, Pulisic shënoi nga pika e bardhë nëntë minuta më vonë, kurse vetëm katër minuta më pas u akordua sërish penallti për Milanin, ku Abraham shënoi për 4-0 e që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.