Sporti

Liverpool pëson disfatën e parë, City i pagabueshëm

09/14/2024 18:05
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.

Liverpool e ka shijuar humbjen e parë në edicionin e ri, duke u moposhtur nga Nottingham Forest, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultari përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 1, me Hudson-Odoi që shënoi golin e vetëm.

Manchester City ka triumfuar ndaj Brentford me rezultat 2 me 1, me Erling Haaland që realizoi dy gola dhe i dha fitoren ‘Qytetarëve’.

Ja rezultatet e plota: