Lajme

Papa kritika Harris dhe Trump- Amerikanët të zgjedhin të keqen më të vogël

09/14/2024 08:46
nga:Y I

Papa Françesku kritikoi dy kandidatët kryesorë presidencialë amerikanë dhe këshilloi votuesit katolikë të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.

Papa tha se mos mirëpritja e emigrantëve – me sa duket duke iu referuar Trump – është një mëkat “i rëndë” dhe e krahasoi qëndrimin e Kamala Harris për abortin me një “vrasje”.

“Të dy janë kundër jetës, qoftë ai që dëbon emigrantët, qoftë ai që vret foshnjat”, tha Papa në komentet e rralla politike në një konferencë shtypi të premten teksa përfundoi një turne 12-ditor nëpër Azinë Juglindore.

Papa nuk iu referua me emër Harris apo Trump në komentet e tij.

Katolikët amerikanë përbëjnë 52 milionë nga 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën.

Papa Françeskut në fjalën e tij inkurajoi amerikanët të votojnë.

“Të mos votohet është e shëmtuar. Nuk është mirë. Duhet të votoni,” tha ai.

“Ju duhet të zgjidhni të keqen më të vogël. Kush është e keqja më e vogël? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di. Të gjithë, në ndërgjegje, duhet të mendojnë dhe ta bëjnë këtë.”

Papa e ka kritikuar shpesh lejimin e abortit, i cili është i ndaluar nga mësimet katolike.

“Të heqësh një fëmijë nga barku i nënës është një atentat sepse aty ka jetë”, tha Françesku.

Dhe kjo nuk është hera e tij e parë që bën komente kritike për Trump.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ai e përshkroi Trumpin si “jo të krishterë” për shkak të gjuhës anti-imigruese të kandidatit presidencial.

“Dëbimi i emigrantëve, mos lejimi i tyre të kenë një jetë është një gjë e shëmtuar, është e keqe,” tha ai të premten.

Trump ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të godasë imigracionin e paligjshëm dhe së fundmi të premten pasdite tha se do të dëbonte miliona emigrantë nëse rizgjohej.

/Euronews Albania/