Lajme

Sadiku: Gërvalla duhet të thirr në raportim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë pasi institucionet tona u cilësuan të ‘përkohshme’

09/14/2024 07:58
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka pritur në një takim ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi kanë pasur edhe Kosovën.

Në njoftimin zyrtar për këtë takim, të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”.

Në lidhje me këtë komunikatë ka folur për “Gazeta Blic” politologu, Abnor Sadiku.

Sadiku tha se deklarata të tilla nga kryetari i Malit të Zi janë në shërbim të populizmit elektoral tek serbët e këtij shteti.

“Njohja ndërkombëtare e shteteve është një prej elementëve më të rëndësishëm që përcakton vetë ekzistencën e shtetit si subjekt i njohur i së drejtës ndërkombëtare. Parë në këtë prizëm, edhe Mali i Zi e ka njohur Kosovën, por, deklatat e tilla nga Kryetari i Malit te Zi, Mandic, janë më shumë shërbim te popollizmit elektoral tek serbet e Malit të Zi” tha Sadiku për “Gazeta Blic”.

Ai tutje shtoi se Ministrja e MPJD-së duhet të thërrasë në raportim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë dhe t’i tërheq vërejtje.

“Sidoqoftë, deklarat zyrtare qe leshon institucioni i tillë, janë shkelje e vet aktit të njohjes qe i ka marr Mali i Zi, ne raport me shtetin e Kosovës, dhe ne rrethan te tilla Minstrja e MPJD së duhet thirr në një raportim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë dhe ti tërhiqet vërejtja per deklaratat e tilla, nga shteti i tij” tha Sadiku për “Gazeta Blic”.

Arbnor Sadiku, Politolog!

/Gazeta Blic/

Kuvendi i Malit të Zi, institucionet e Kosovës i quan “të përkohshme”