Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson, zgjati kontratën me klubin deri në vitin 2033. Marrëveshja e mëparshme ishte deri në vitin 2031.
“Nico iu bashkua Bluve në fund të qershorit 2023 dhe ka shijuar një sezon të parë mbresëlënës në Stamford Bridge. Ai shënoi 17 gola në të gjitha garat, duke përfshirë një hat-trick ndaj Tottenhamit në Premier League”, transmeton GazetaBlic Sport.
Jackson e filloi këtë sezon me dy gola në katër ndeshje në të gjitha garat.
“Ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që nënshkruaj një kontratë të re dhe qëndroj në klub”, tha 23-vjeçari.
Që nga transferimi në Chelsea, Jackson ka bërë 48 paraqitje për klubin londinez dhe tashmë është vendosur në kombëtaren e Senegalit të tij të lindjes.
/GazetaBlic Sport.