Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, komentoi rastin me 115 akuzat ndaj gjigantit anglez.
“Të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Do të shohim. Unë nuk jam avokat. Ka shumë avokatë në këtë vend dhe në Spanjë”, tha Pep, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam i lumtur që çështja nis të hënën. E di se çfarë presin njerëzit. Fillon së shpejti dhe shpresoj të përfundojë së shpejti”, shtoi spanjolli.
“Paneli i pavarur do të vendosë dhe unë mezi pres vendimin”, shtoi Guardiola.
/GazetaBlic Sport/